Sadiku tregon vuajtjet që përjetoi nga markimi i Chiellinit
Pëlqej
Armando Sadiku është lojtari më i rrezikshëm në Kombëtaren e Shqipërisë dhe këtë e kishte ngulur në mendje edhe Giorgio Chiellini.

Futbollistët italianë njihen për ashpërsinë, simulimet dhe provokimet ndaj kundërshtarëve në fushën e lojës dhe këto veti të tyre i ka provuar edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare në ndeshjen e “Loro Boriçit”.

“Më godiste me bërryl dhe më pas më kërkonte falje. Je shumë i fortë, më thoshte pastaj vazhdonte lojën. Nuk ishte ndonjë jashtëtokësor. Edhe ai kishte pasiguri me topin”, thotë Sadiku.

Mbrojtësi i Juventusit në fund ndërroi fanellën me Eros Grezdën. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2017, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori