Sakho: Duam mbështetjen e tifozëve kundër Shqipërisë
Franca ka vazhduar me intensitet stërvitjen në qendrën stërvitore të "Clairefontaine" në përgatitje për dy ndeshjet e radhës me Shqipërinë dhe Suedinë. Trajneri Didier Deschamps sërish seancat i ka zhvilluar në orarin e pasdites, duke ndarë të grumbulluarit në dy skuadra, për një ndeshje kontrolli.

Ndërkohë që gjatë ditës përfaqësuesja transalpine është vizituar dhe nga ana e Mamahdou Sakho, i cili aktualisht është nën trajtim për një problem fizik.

Para sfidës me kuqezinjtë, Sakho ka dhënë dhe një mesazh për shokët e tij të skuadrës duke i kërkuar atyre dy fitore në dy ndeshjet e radhës.

"I uroj skuadrës të zhvillojë dy ndeshje të mira dhe të marrë dy fitore. Shpresoj që publiku të na mbështesë si në Rennes ashtu dhe në Marseille. Gjithkush duhet të jetë krenar për këtë fanellë", është shprehur mbrojtësi francez.

Sakho është një prej mungesave të rëndësishme të Deschamp për këtë ndeshje, i cili së fundmi ka grumbulluar dhe mbrojtësin e Chelsea, Zouma, për të zëvendësuar të dëmtuarit Perrin dhe Mangala.

Ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë do të luhet këtë të premte në orën 20:45 në Rennes. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2014, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori