Selmani ka lënë grumbullimin me Kombëtaren
Gentian Selmani ka lënë grumbullimin me Kombëtaren e Shqipërisë, teksa ditën e sotme është nisur drejt Shqipërisë, për t’iu bashkuar ekipit shpresa.

Të besuarit e trajnerit Alban Bushi do të përballen më datë 15 tetor në stadiumin “Elbasan Arena” ndaj Kosovës, ndeshje e vlefshme për kualifikuese europiane, ku kuqezinjtë do të kërkojnë edhe suksesin e parë.

Dhe për këtë takim tekniku Bushi do të ketë në dispozicion një forcë të shtuar si portieri Gentian Selmani.

Ish-gardiani i Laçit është transferuar në Turqi te skuadra e Menemenspor, ndërsa së fundmi ka qenë disa herë i grumbulluar nga Kombëtarja.

Megjithatë, duke qenë se ende është 21-vjeç dhe se do të luajë titullar, është menduar e udhës të bashkohet me kuqezinjtë e Shpresave.
Shtuar më 12/10/2019, ora 22:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori