Serbi-Shqipëri, UEFA jep sot vendimin
Komisioni Disiplinor i UEFA-së do të marrë sot vendimin përsa i përket ndeshjes eleminatore për "Euro 2016" Serbi-Shqipëri, e cila u ndërpre pa u mbyllur ende pjesa e parë.

Qeveria Europiane e Futbollit prej një jave ka mbledhur faktet për ndeshjen e 14 Tetorit, dhe paraditen e sotme pritet të dalë edhe me një vendim.

Pala shqiptare ka dorëzuar një dosje voluminoze në UEFA dhe pret nga kjo e fundit ti japë fitoren 0-3 në tavolinë.

Nga ana tjetër, drejtuesit e futbollit serb presin që fitorja të shkojë në favor të tyre, pasi sipas tyre ndeshja u ndërpre për shkak të shqiptarëve. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2014, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori