Vendimi në lidhje me incidentet në takimin e 14 tetorit mes Serbisë dhe Shqipërisë, me shumë gjasa do të jepet këtë të premte. Komisioni i Disiplinës së Uefa-s, duhet të merrte një vendim gjatë ditës së sotme, për këtë cështje, por sipas burimeve të Sport News,
vendimi do të
shtyhet për ditën e nesërme.
FSHF nga ana e saj kërkon tre pikët në tavolinë, por dhe
pala serbe pretendon të njëjtën gjë, dhe pse ditët e fundit ka pasur një ftohje nga ana e FSF por dhe mediave serbe për një vendim të tillë në favor të tyre.
Pala shqiptare do të përpiqet të mbështesë mbrojtjen e saj në dështimin e palës serbe për organizimin e ndeshjes, një pikë shumë e rëndësishme që tregohet qartë dhe nga pamjet, në hyrjen e tifozëve në fushë dhe goditja e futbollistëve tanë, jo vetëm prej tyre por dhe prej forcave të sigurisë.
Gjithashtu FSHF do të përpiqet të vërtetojë dhe koret raciste në fillim të ndeshjes, vërshëllimin e himnit tonë kombëtar dhe flamujt me mesazh me karakter racist, ndërkohë nga ana e saj
pala serbe, do të përpiqet të mbështesë akuzat te hyrja e dronit në stadium, por dhe te refuzimi i kombëtares shqiptare për t’u rikthyer në fushë.
FSHF ndërkohë bëri të ditur një ditë më parë, se është e gatshme ta çojë çështjen në rast të një
vendimi jo të përstatshëm për palën tonë dhe në gjykatën e arbitrazhit sportiv. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2014,
ora 13:00