Jo vetëm bileta por edhe pasaporta
shqiptare do të jetë dokumenti i detyrueshëm për të ndjekur ndeshjen në stadiumin e Beogradit. Sipas informacioneve që ka sugiruar Portali Albeu.com, pasaporta
shqiptare është vendosur si një kusht i panegociueshëm nga pala serbe.
Kjo pasi
Serbia ka të drejtën e përcaktimit të disa modaliteteve për garantimin e sigurisë, por duket se kjo e drejtë por keqpërdoret nga
Serbia për të penguar pikërisht tifozët kosovarë dhe ata nga Maqedonia për të qenë prezent në
stadium.
Lajmi në fjalë u konfirmua edhe nga presidenti i FSHF, Armand Duka:
"Federata Serbe do të pranojë me kushte tifozët shqiptarë. Ata kërkojnë që të gjithë tifozët që do të futen në
stadium të kenë pasaportë
shqiptare. Nuk e di nëse mund të kundërshtohen këto kushte. Biletat do të jenë vetëm për ata që kanë pasaportë
shqiptare", deklaroi Duka.
Sipas rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s, Federata Serbe duhet ti sigurojë Shqipërisë 5% të biletave ose rreth 1200-1300 bileta për tifozët kuqezinj. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2014,
ora 09:35
Bardhyli
e Shtunë 4 Tetor 2014, Ora 14:28
Kësaj i thonë: "Ti mysafir eja vetëm me djemtë e tu, por vëllezërit mos i merr"!
Dhe misafyri, po të jetë burrë siç duhet, do t'i përgjigjej nikoqirit:
"O miku, mëqë vë kësij kushti, atëherë unë o vij bashkë me vëllezërit, o nuk vij as me djemtë"!
Shkruani komentin tuaj!