Sparta Praga, vjen goli i parë për Shalën (VIDEO)
Herolind Shala gjen golin e parë me Sparta Pragën, skuadër me të cilën firmosi vetëm pak javë më parë, duke i dhënë fund eksperiencës në Norvegji me Odd. Futbollisti i kombëtares shqiptare i hapi rrugën fitores 3-1 të skuadrës ceke në miqësoren me Dinamo Tbilisin në kuadër të përgatitjeve për fazën e dytë të kampionatit cek, që do të nisë më 20 shkurt.

Numri 10 i kampionëve në fuqi të Çekisë e zhbllokoi rezultatin në minutën e 30, ndërsa në minutat e mbetura të pjesës së parë nuk pat ndryshim tjetër rezultati. 5 minuta pas startit të fraksionit të dytë barazoi Onuu për Dinamo Tblilisin, por tre minuta më pas Sparta u kundërpërgjigj me Krejci, për t'i mbyllur llogaritë me Dockal në minutën e 74.

Shala edhe në këtë sfidë tregoi klas dhe vizion të qartë për lojën, duke justifikuar plotësisht besimin e trajnerit dhe numrin 10 që mban mbi shpinë.

23 vjeçari pritet të jetë një nga lojtarët kryesorë të Spartës për pjesën e dytë të sezonit, pasi në miqësoret ku është aktivizuar i ka përbushur të gjithë pritshmëritë. /albeu.com/

Shtuar më 04/02/2015, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori