Shala ikën nga Norvegjia, e ardhmja në La Liga ose Serie A?
Herolind Shala, i cili është pjesë e kategorisë së parë norvegjez me skuadrën e Odd Grenland është shprehur se do të largohet nga vendi skandinav në nëntor kur mbyllet edhe sezoni, drejt një kampionati më të fortë.

"Në nëntor mbyllet kampionati në Norvegji, atëherë do të shoh dhe sipas të gjitha gjasave nga janari nuk do të jem më pjesë e Odd", ka thënë 21-vjeçari shqiptar.

Ai shprehet shumë i matur kur flet për ofertat duke mos bërë publike asnjë nga to. Kampionatet që do të parapëlqente të luante janë: La Liga dhe Serie A. /albeu.com/



Shtuar më 01/10/2014, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori