Shiu u dendur përmbyt "Elbasan Arenën", shtyhet ndeshja Shqipëri-Finlandë
Kombëtarja e Shqipërisë për femra sot në “Elbasan Arena” pritet të zhvillojë ndeshjen kundër Finlandës për kualifikueset për Kampionatin Europian të vitit 2021 në Grupin E. Por pak para kësaj ndeshje qyteti i Elbasanit dhe Stadiumi 'Elbasan Arena' është 'pushtuar nga reshjet e shiut.

Si pasojë e këtyre reshjeve ndeshja pritet të zhvillohet disa minuta me vonesë deri sa reshjet e shiut të qetësohen. Këtë e ka konfirmuar edhe Federata Shqiptare e Futbollit ku njofton se për shkak të reshjeve të shiut ndeshja është spostuar me 30 minuta. Pra ndeshja do të zhvillohet në orën 17:30.

Kujtojmë se në Grupin E Kombëtarja jonë ka edhe Skocinë, Portugalinë, Finlandën dhe Qipron. Në një konferencë për shtyp, trajneri Sinani u shfaq optimist përpara debutimit në eliminatore, duke theksuar se skuadra e kishte bindur dhe në ndeshjet miqësore që zhvilluan me Maqedoninë e Veriut në muajin Qershor.
Shtuar më 02/09/2019, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori