Shkak dëmtimi, mbrojtësi i Tiranës largohet nga grumbullimi me Kombëtaren
Erjon Hoxhallari është larguar nga Kombëtarja menjëherë pas miqësores me Kosovën.

Në ditën pasardhëse, mbrojtësi i Tiranës ka ndier dhimbje dhe stafi ka vendosur që lojtari të largohet nga grumbullimi.

Mbrojtësi i majtë që luajti si qendër e majtë e prapavijës, ka pësuar tërheqje në kofshën e djathtë, duke i pamundësuar qëndrimin në grumbullim për dy ndeshjet zyrtare.

Shtuar më 14/11/2020, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori