Shpërthen Gashi, asist dhe super-gol (VIDEO)
Shkëlzen Gashi ka qenë protagonisti kryesor në përballjen e djeshme të Grasshopper-it në fushën e Luzernës. Mesfushori shqiptar shënoi një gol spektakolar, si dhe një asist në një ndeshje të dominuar nga miqtë dhe të fituar me rezultatin 3-1. Në fushë nga minuta e parë luajtën Jahmir Hyka për Luzernin, si dhe Shkëlzen Gashi dhe Amir Abrashi për Grasshopper-in.

Ndeshja ka filluar menjëherë me ritëm të lartë dhe goli i parë ka ardhur nga këmbët e mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, që në minutën e 9-të. Një goditje dënimi e ekzekutuar nga Kaoi nuk është zotëruar nga portieri i Luzernit, i cili vetëm sa e ka grushtuar sferën.

Mirëpo në zonë, në vendin dhe kohën e duhur, është gjendur Gashi, i cili ndonëse me shpinë nga porta, me një goditje mjeshtërore e ka dërguar topin në rrjetë. /albeu.com/


Shtuar më 03/02/2014, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori