Shpërthen Kapllani, dopietë në Gjermani
Pas Adnan Januzaj një tjetër shqiptar shkëlqen në arenën europiane të futbollit. Edhe pse në një moshë relativisht të madhe sulmuesi shqiptar Edomond Kapllani nuk e ka harruar nuhatjen e golit. Bomberi i kombëtares kuqezi ka shënuar dy gola në fitoren e sotme 3-1 të FSV Frankfurt përballë Aue, e vlefshme për Bundesliga II.

Golat e Kapllanit erdhën në minutat 15 dhe 30, ndërsa skuadra e tij me këtë fitore ngjitet në kuotën e 15 pikëve pas 10 javëve kampionat. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori