"Shpërthen" Ze Maria, shkelma e thyerje tavolinash
Pëlqej
Trajneri i Tiranës, Hoze Marselo Ferreira ka dalë jashtë kontrollit me sjelljen e tij pas humbjes ndaj Laçit.

Pasi ndeshja kishte përfunduar ai ka hyrë në dhomat e zhveshjes dhe ka ulëritur, ka ngritur zërin ka ofenduar lojtarët për performancën e tyre.

Por nuk ka pasur vetëm kaq, pasi sipas "Panorama Sport" janë dëgjuar edhe zhurma të thyerjeve të tavolinave apo çdo sendi në dhomat e zhveshjes.

Gjithashtu raportohet se braziliani ka goditur fuqishëm disa herë derën e dhomës së zhveshjes.

Hynte dhe dilte, duke ulëritur, sharë e goditur gjithçka e çdokënd që i dilte përpara.

Kjo sjellje e tij mendohet të ketë ardhur pasi ai rrezikon seriozisht postin e tij nën drejtimin e ekipit kryeqytetas pas rezultateve zhgënjyese sidomos ndaj Partizanit dhe Laçit. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2018, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori