Eshtë 39-vjeçari
Viktor Kassai arbitri i përzgjedhur për të drejtuar ndeshjen e parë të kombëtares kuqezi në "Elbasan Arena". Për sfidën ndaj Danimarkës,
Kassai do të jetë për here të parë edhe arbitër që gjykon një ndeshje për Shqipërinë pasi nuk e ka bërë kurrë më parë në karrierën e tij të pasur si
arbiter.
Kassai pati kulmin e tij në vitin 2011 teksa drejtoi finalen e
Champions League mes Barcelonës dhe Manchester United, të fituar nga katalanasit e Pep Guardiolës.
Ndeshja e fundit e drejtuar prej tij është ajo playoff në
Champions League mes Celtic dhe Maribor të fituar prej sllovenëve 1-0. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2014,
ora 10:07