Shqipëri-Moldavi, kuqezinjtë vetëm për fitore: Formacionet zyrtare

Shqipëria kërkon t’i rikthehet fitores në ndeshjen e rundit të katërt të Grupit H kualifikues për Kampionatin Evropian kundër Moldavisë sonte në Elbasan.

Kombëtarja kuqezi është nikoqire e Moldavisë në stadiumin Elbasan Arena, në ndeshjen e rrethit të katërt që nis në orën 20:45.

Shqipëria vjen nga një humbje ndaj Islandës në ndeshjen e fundit dhe i duhet rrëmbimi i pikëve të plota ndaj Moldavisë, për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në EURO 2020.

Moldavia, në anën tjetër, vjen nga një fitore minimale ndaj Andorrës dhe kërkon ta befasojë edhe Shqipërinë.

Grupit H i prin Turqia me nëntë pikë, e ndjekur nga Franca dhe Islanda me nga gjashtë pikë në pozitat dy dhe tretë, përkatësisht.
Shtuar më 11/06/2019, ora 19:48
Tropoja
e Martë 11 Qershor 2019, Ora 21:18
Turp per shqiperijen me kete skuader te dobet!! A thua nuk ka lojtar shqiptar te rinj qe kane inteligjenc e fuqi pos ketyre magarve pleq?!? Nepotizem i thuhet kesaj pune
Tropoja
e Martë 11 Qershor 2019, Ora 21:23
Turp per shqiperijen me kete skuader te dobet!! A thua nuk ka lojtar shqiptar te rinj qe kane inteligjenc e fuqi pos ketyre magarve pleq?!? Nepotizem i thuhet kesaj pune.....se pari duhet mesuarsi te vrapojn e si te ecin me stil e jo si te killavt ecin sikur hajdut qe vjedhin neper shtepi...
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori