Shqipëri U19 humbet përballë Italisë në "Elbasan Arena" (FOTO LAJM)

Momenti i 2 hymneve kombëtare
Është mbyllur në shifrat 1-2 miqësorja mes Kombëtarja U19 të Shqipërisë dhe Italisë, e luajtur në stadiumin "Elbasan Arena".

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e Axurrëve falë golit të Bifulco në minutën e 25. Përgjigja e të besuarve të Altin Lalës do të vinte në pjesën e dytë kur në minutën e 72 Rej Manaj do të barazonte nga pika e bardhë e penalltisë, por pas 6 minutash italianët shënuan sërish duke marrë fitoren, raporton Portali Albeu.

Në minutën e 41 Italia humbi edhe një 11-metërsh me anë të Minelli-t, ndërsa në minutën e 82 mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Audero-s.

Kjo mund të konsiderohet një provë e mirë për Kombëtaren U19, e cila ka ende punë deri në konsolidimin e plotë të grupit të lojtarëve. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori