Shqiptarët e Zvicrës stërviten në "Qemal Stafa" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Edhe tre orë na ndajnë nga ndeshja e mbrëmjes Shqipëri-Zvicër, e vlefshme për eleminatoret e "Brazil 2014". Ndeshje shumë e rëndësishme për ekipin e Ottmar Hitzfeld që kërkon të sigurojë që sot kualifikimin për në Kupën e Botës, ndërsa ekipi i Gianni De Biasit dëshirojnë të bëjnë një paraqitje të mirë para publikut të tyre, duke ditur që kjo është ndeshja e fundit që luhet në "Qemal Stafa".

Por vëmëndja më e madhe ka qënë mbi 6 futbollistët shqiptarë të kombëtares së Zvicrës, aq shumë të përfour ditët e fundit.

Shaqiri, Behrami, Xhemaili, Xhaka, Mehmedi dhe Kasami kanë zhvilluar sot stërvitjen e fundit në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" para startit të takimit ku janë pritur mjaft ngrohtë nga tifozët shqiptarë. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013, ora 18:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori