Shqiptarët kthehen në herojn për Milanin e të rinjve, i dhurojnë finalen e Kupës
Pëlqej
Emir Murati dhe Ismet Sinani i dhurojnë një kualifikim skuadrës së të rinjve të Milanit në finale të Kupës së Italisë, çka mungonte që nga sezoni 2009-2010, kur ngritën trofenë pasi mposhtën Palermon.

Dy futbollistët shqiptarë, pjesë e akademisë së “Djallit”, ishin protagonistë në fitoren 2-3 në fushën e Atalantës, ndërkohë që edhe sfidën e parë Milani kishte fituar me rezultatin e pastër 2-0. Mesfushori Emir Muarti, i datëlindjes 2000, shënoi golin e parë të takimit më minutën e 13-të, me një goditje spektakolare nga jashtë zonës, që përfundoi në trekëndësh, ndërsa Ismet Sinani rrëmbeu skenën për golin e 2-1, me një goditje të shpejtë me kokë pas një këndoreje. Takimi përfundoi me fitoren 2-3 të kuqezinjve të trajnerit Lupi, ku pa dyshim merita kryesore shkon për dy talentët shqiptarë, që zhvilluan një ndeshje fantastike duke realizuar nga një gol që në pjesën e parë.

Prania e tyre në një ekip të madh, si Milani, madje edhe si protagonistë, është një ogur i mirë edhe për të ardhmen e Kombëtares Kuqezi, pasi janë të shumtë talentet me origjinë shqiptarë që luajnë dhe po spikatin në kampionate të ndryshme në Europë./albeu.com/
Shtuar më 08/02/2018, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori