Shqiptarët që kanë luajtur dhe luajnë në Itali (FOTO LAJM)

Riza Lushta - Juventus
Pëlqej
Historia e futbollit shqiptar ka qenë gjithnjë e lidhur me atë italian. Pavarësisht se nuk ka qëlluar që këto dy skuadra të përballeshin qoftë edhe një herë të vetme në një ndeshje kualifikuese për Europian apo Botëror, duhet thënë se nuk kanë munguar kuqezinjtë që kanë luajtur në vendin përtej Adriatikut.

Historia nis që në vitet 40, kur Riza Lushta bënte për vete Juventusin e madh, teksa Naim Kryeziu fitonte titullin me Romën. Këta kanë qenë edhe dy shqiptarët e parë që kanë luajturItali. Më pas te Bologna ka luajtur edhe i madhi Loro Boriçi, përpara se të kthehej në Shqipëri në mesin e dytë të viteve 40. Regjimi komunist stopoi rrugëtimin e shqiptarëve drejt Italisë, por menjëherë pas viteve 90 nisi sërish afrimi i lojtarëve tanë në kampionatin italian.

Aty kanë luajtur disa nga emrat më të mëdhenj të Kombëtares sonë si dhe të rinj si: Elseid Hysaj (Empoli), Rej Manaj (Cremonese), Tomas Strakosha (Lazio) dhe shumë e shumë të tjerë.

Për të kuptuar se sa shumë shqiptarë luajnë aktualisht në Itali, mjafton të përmendim një studim të federatës së këtij vendi, teksa theksonte se në Itali ishin federuar më shumë se 1600 lojtarë me origjinë nga Shqipëria nga kampionatet amatore deri në elitë. /albeu.com/


Shtuar më 30/09/2014, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori