Vetëm 30 sekonda i kanë mjaftuar sulmuesi
shqiptar Ismet
Sinani, për të
gjetur rrugën e rrjetës.
Ai
rezultoi në heroin e Milanit të Primaverës në ndeshjen e kampionatit ndaj Sasuolos.
Sinani e nisi ndeshjen nga stoli i rezervave dhe u hodh në fushën e lojës në minutën e 84-t, ku pas 30 sekondash gjeti golin.
Milani arriti ta fitonte sfidën me rezultatin 2-1, ku goli i sulmuesit
shqiptar rezultoi tepër vendimtar. Me triumfin e sotëm, kuqezinjtë u ngjitën në vendin e 4-t, ndërsa 19-vjeçari tregoi se ka një të ardhme
tepër premtuese dhe ëndërron një vend te ekipi i parë./albeu.com/
Shtuar më 21/01/2018,
ora 11:16