Shtohen zërat për kalimin e Hysajt te Roma
Ditën e djeshme Roma dhe Napoli u përballën midis tyre në fushën e "Olimpicos" dhe sfida përfundoi me fitoren e verdhekuqve 2-1, por në këtë ndeshje pati edhe një takim merkatoje ndërmjet drejtuesve të të dy klubeve.

Në qendër të bisedimeve ka qenë mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, të cilin kryeqytetasit duan ta marrin në muajin janar, pasi po përballen me dëmtime të shumta në krahun e djathtë, ku i fundit ishte Zappacosta.

Hysaj nuk po gjen hapësira në formacionin e Napolit, teksa u la jashtë listës së të grumbulluarve edhe ditën e djeshme, ndaj duke qenë se edhe kontrata shkon drejt fundit, drejtuesit e Romës po tentojnë ta marrin për shifrën e 8 milionë eurove.

Shtuar më 03/11/2019, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori