Skuadrat e Milanos në garë për talentin e Kombëtares tonë
Milan-Inter, derbi për talentin e kombëtares shqiptare

Marash Kumbulla është në qendër të vëmendjes. Në Itali raportohet për interesim të shumë klubeve për shërbimet e mbrojtësit qendror, që po spikat me Hellas Verona. Fiorentina, Napoli dhe Juventusi janë tre klubet e përmendura më së shumti. Tanimë lista është zgjeruar.

Menaxheri Gianni Vitali ka konfirmuar disa ditë më parë se edhe Interi po e ndjen mbrojtësin e kombëtares shqiptare. Mediat pranë klubit zikaltër kanë bërë me dije se bisedimet për Kumbullën mund të nisin me një bazë prej 15 milionë eurosh.

Së fundmi në listën e klubeve që e kanë në shënjestër Kumbullën është shtuar edhe Milani. Të paktën siç raporton TodoFichajes, që shkruan se kuqezinjtë e kanë shënjestruar 19-vjeçarin si një objektiv të merkatos.
Shtuar më 22/12/2019, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori