Slloveni-Shqipëri, mbi 2000 tifozë shqiptarë në Lubjanë
Ndeshja e radhës e Kombëtares Shqiptare kundër Sllovenisë që do të zhvillohet në Lubjanë, ka ngjallur interes të lartë edhe tek tifozët shqiptarë. Parashikohet që mbi 2000 tifozë shqiptare do të jenë në shkallët e stadiumit prej 15.800 vendesh të kryeqytetit slloven për ta përkrahur Kombëtaren në ndeshjen eliminatore për "Brazil 2014".

Shefi i marketingut pranë FSHF-së, Gazmend Malo në një bisedë për portalin "Asport.info" ka thënë se ka interesim të madh për të rezervuar bileta për këtë ndeshje.

"Si FSHF kemi rezervuar 1600 bileta një pjesë e madhe prej të cilave tashmë janë rezervuar, dhe mendojmë se do të shiten të gjitha biletat që ne kemi marrë. Gjithashtu, tifozët shqiptarë që shkojnë në sportele nëpër Slloveni mund të blejnë bileta", shprehet Malo.

Por, pavarësisht se mund të blihen biletasporteleSlloveni, ata nuk do të mund të kenë qasje tek sektori i tifozëve shqiptarë, pasi ato tashmë i ka rezervuar FSHF-ja.

Slloveni–Shqipëri luhet më datë 6 shtator në stadiumin "Stozice" të Lubjanës, ora 20.30. /albeu.com/

Shtuar më 28/08/2013, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori