Spanja po fillon përgatitijet për Kombëtaren shqiptare, së fundmi ndryshon barin e fushës
Stadiumi “Jose Rico Perez” po ndryshon tapet për ndeshjen e 6 Tetorit mes Spanjës dhe Shqipërisë. Mediat spanjolle bëjnë me dije se punimet në stadiumin e qytetit të Alicantes kanë përfunduar dhe bari i ri është shtruar në fushë.

Pas tre ditëve punë, gjithçka është mbyllur sipas parashikieve dhe tashmë deri në datën 6 Tetor, fusha pritet të jetë në gjendje optimale për sfidën eliinatore. Pas një inspektimi të ditëve të fundit, drejtuesit e federatës spanjolle kishin vendosur që fusha t’i nënshtrohej riparimit total në mënyrë që asnjëra prej skuadrave të os hasë vështirësi në duelin e parafundit eliinator.

Fusha e stadiumit ku luan ndeshjet e shtëpisë skuadra e Hercules nuk ishte ndryshuar që prej vitit 2010 dhe gjatë muajve të fundit situata ishte bërë problematike. “AS” thekson se fakti që Spanja do të luajë në këtë stadium i ka nxitur drejtuesit të vendosin për të ndryshuar tapetin pasi 90 minutëshi ndaj kuqezinjve konsiderohet si shumë i rëndësishëm për të siguruar një biletë direkte për në Rusi 2018. Ndryshime janë bërë edhe në pankinat e skuadrave. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2017, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori