Strakosha e mban portën të paprekur në ndeshjen e 100 me Lazion (VIDEO)



Thomas Strakosha ka festuar duke ruajtur të paprekur portën e tij në ndeshjen e 100 në Serinë A. Portieri i përfaqësueses shqiptare ka shënuar këtë shifër jubilare në suksesin 4-0 të Lacios përballë Genoas, në një takim që nuk kishte shumë histori pasi u luajt praktikisht vetëm në një portë.

Milinkoviç-Saviç shënoi që në minutat e parë e më pas ishte Radu që dyfishoi shifrat pak para pushimit të ndeshjes, në pjesën e dytë, Kaisedo e Imobile gjetën përsëri rrjetën dhe mbyllën ndeshjen me një sukses të thellë që afron përsëri lacialët me grupin e skuadrave që pretendojnë Ligën e Kampioneve.

Edhe Roma është pjesë e këtij grupi, falë suksesit minimal 1-0 ndaj Leçes në transfertë. Goli i Xhekos bëri diferencën në këtë sfidë për verdhekuqtë të cilët shpërdoruan në fund një penallti me Kolarov.

Sakaq, Udineze iu largua për momentin vendeve të fundit të tabelës duke mundur 1-0 Bolonjën falë golit të Okaka që në pjesën e parë të ndeshjes.
Shtuar më 29/09/2019, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori