Studimi: Ja sa vlen Kombëtarja që mposhti Portugalinë (FOTO LAJM)

BERISHA - 3 milionë euro
Pëlqej
Kombëtarja shqiptare arriti një fitore historike të shtunën e shkuar duke mundur brenda në shtëpi Portugalinë e madhe. Një gol i Bekim Balajt në fillimin e pjesës së dytë i mjaftoi skuadrës së Gianni De Biasit për të dalë me tre pikë nga "Municipial de Aveiro". Fitore e madhe pasi luanin përballë një ekipi që vlen shumë herë më shumë se kombëtarja jonë.

Pas një kërkimi në faqen e specializuar të merkatos, "Transfermarkt", Portali Albeu zbulon se vlera totale e formacionit bazë që luajti në Aveiro është fiks 16 milionë euro. Futbollistët më të shtrenjtë te kuqezinjtë janë dy lojtarët e Lazios, Etrit Berisha dhe Lorik Cana me 3 milionë euro secili, ndërsa pas tyre vijnë Hysaj me 2,5, Abrashi 2,25 dhe Mavraj me 1,7 milionë euro.

Vlera e autorit të golit Bekim Balaj është vetëm 600 mijë euro, shkruan Portali "Albeu.com"

Kujtojmë që yje të Portugalisë si Coentrao dhe Nani kanë një vlerë merkatoje prej 17,6 dhe milionë eurosh. (Aurel Rakipllari) /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori