Subotiç refuzon kombëtaren, polemika në Serbi
Serbia do të luajë me të gjithë potencialin e mundshëm kundër Shqipërisë. Trajneri holandez Dick Advocaat ka grumbulluar veç të tjerësh edhe dyshen e Lazios, mbrojtësin Dusan Basta dhe sulmuesin Filip Djordjeviç, me këtë të fundit që shkëlqeu me një tregolësh në ndeshjet e fundit të bardhekaltërve kundër Palermos.

Megjithatë jo gjithçka po shkon në rregull te kundërshtarët e kombëtares shqiptare. Mbrojtësi i Borussia Dortmund, Neven Subotiç ka shkaktuar polemikaSerbi me refuzimin që i ka bërë ftesës për të luajtur për kombëtaren e tij.

Nuk është hera e parë që lojtari i verdhezinjve vihet në qendër të diskutimeve, pasi edhe përpara eliminatoreve të Euro 2012, ai është lënë jashtë ekipit nga përfaqësues nga trajneri i asaj kohe, Sinisa Mihajloviç. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2014, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori