EKSKLUZIVE/ Shako tregon për herë të parë së për kë bën tifo!
Super goli me Kombëtaren, shkak i dënimit të Manajt
Në javën e kaluar Rey Manaj u kthye në një çështje në Spanjë pasi trajneri i Albacetes e ndëshkoi duke mos e lejuar të stërvitej me shokët e skuadrës ndërkohë që nuk e grumbulloi për takimin ndaj Cadiz.

Tashmë është zbuluar edhe arsyeja se përse Manaj u konfliktua me trajnerin Ramis dhe shkak për këtë është bërë deri diku edhe goli i realizuar nga sulmuesi shqiptar me finte në fitoren 0-4 të kuqezinjëve ndaj Moldavisë.

Mediat spanjolle kanë zbuluar se Manaj i pakënaqur që nuk kishte qenë titullar para ndeshjes me Fuenlabrada, ka kërkuar me zë të lartë shpjegime nga tekniku Ramis. Argumenti që ai ka shpalosur në sy të shokëve të skuadrës, ishte pikërisht goli që kishte shënuar me përfaqësuesen shqiptare në fillimin e asaj jave ndaj Moldavisë.

Lojtari ka insistuar se ishte në formë për të luajtur si titullar pasi vetëm pak ditë më parë kishte gjetur rrjetën në mënyrë spektakolare me finte me fanellën kuqezi, por trajneri e ka cilësuar si një mungesë respekti ndaj shokëve të skuadrës.

Ndaj menjëherë pas asaj sfide të fituar 1-0 nga Albacete e ku Manaj nuk u aktivizua asnjë minutë, u mor vendimi që lojtari të stërvitej veçmas të tjerëve në një javë, ndërsa do të kishte edhe sanksion financiar.

Ai ndoqi nga tribuna ndeshjen e javës së fundit, të fituar kundër Cadiz, por që nga dita e hënë klubi vendosi ta kthente në stërvitje të rregullt me shokët e skuadrës dhe do të jetë trajneri pastaj ai që do të vendosë nëse do ta aktivizojë apo jo.
Shtuar më 29/10/2019, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori