Supergol nga Jahmir Hyka (VIDEO)
Futbollisti i kombëtares shqiptare Jahmir Hyka, edhe pse ka munguar ndeshjet e fundit në skuadrën e Gianni De Biasi, vijon të ruajë një formë të mirë fizike, madje duke shënuar në kampionatin zviceran të futbollit. Shqiptari ka shënuar një supergol në disfatën e skuadrës së tij përballë St Gallen gjatë kësaj fundjave, me rezultat 4-1.

Hyka riktheu në lojë skuadrën e tij në minutën e 64 duke shënuar golin 2-1, megjithatë në fund skuadra e tij pësoi edhe dy gola të tjerë duke sigluar rezultatin final 2-1. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2013, ora 12:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori