Talenti shqiptar 22-vjeçar i Manchester City-t, i jep fund karrierës si pasojë e problemeve në zemër (VIDEO)
Pëlqej
Konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit kosovar, por tashmë do të mbahet mend vetëm për faktin se i ka dhënë fund karrierës në një moshë shumë të re. Për shkak të problemeve në zemër Sinan Bytyçi ka vendosur t’i thotë stop futbollit në moshën 22-vjeçare.

I dalë nga academia e Manchester City, futbollisti që ka luajtur me përfaqësuesen Shpresa të Austrisë dhe atë të Kosovës ka hequr dorë nga ëndrra e tij dhe tanimë do t’i përkushtohet një tjetër profesioni. I huazuar nga Manchester City te Go Ahed Eagles në kategorinë e dytë holandeze, Bytyçi me këshillën e mjekëve vendosi të tërhiqet nga futbolli.

Në shenjë respekti Manchester City ka vendosur t’i japë një post të ri 22-vjeçarit në klub atë të zbulimit të talenteve. Konsiderohej vetë një talent i madh por për fatin e tij të keq tashmë Bytyçi duhet të spikasë klasin e të tjerë talenteve. /Albeu.com/
Shtuar më 25/11/2017, ora 09:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori