Tani përballja me Skocinë, Panucci tregon ndryshimet
Shqipëria e ka nisur me këmbë të mbarë Ligën e Kombeve duke mundur Izraelin 1-0.

Tashmë Kombëtraen tonë e pret një tjetër ndeshje e rëndësishme ku me datën 10 do të përballet me Skocinë.

Trajneri i "Kuq e Zinjëve" është shprehur se do të bëjë disa ndryshime kundër Skocisë dhe do të korigjojë të gjitha gabimet që janë bërë në ndeshjen kundër Izraelit.

Çfarë duhet të ndryshoni për transfertën ndaj Skocisë?

"Duhet të përmirësohemi në daljet me topin, pasi në pjesën e parë gabuam 4 herë në tentativë për të dalë në sulm dhe më pas rrezikuam të pësonim. Për këtë duhet të punojmë dhe të korrigjohemi, që të mos bëjmë të njëjtat gabime në Skoci." është shprehur Panucci. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2018, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori