Tare i thotë "Jo" Veronas për Berishën
Etrit Berisha nuk do të ndryshojë skuadër. Sipas mediave italiane, në javën e fundit të vitit 2014, përflitej për një interesim të Hellas Verona-s për portierin e Kombëtares Shqiptare te Lazio.

25-vjeçari nuk aktivizohet rregullisht nën drejtimin e Stefano Pioli-t dhe duhet të ndajë vendin e titullarit me Federico Marchetti, dhe për këtë shtypi italian aludon për një pakënaqësi të gardianit bardhekaltër. Gjithsesi Drejtori Sportiv, Igli Tare i ka thënë jo ofertës së Veronas për Berishën.

Berisha nuk është Shqiptari i vetmi në listën e verdhebluve, pasi skuadra e Andrea Mandorlini pëlqen shumë edhe Ermir Lenjani-n. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori