Taulant Xhaka, protagonist në faqen e Uefa Champions League
Taulant Xhaka
Taulant Xhaka protagonist në faqen zyrtare të Uefa Champions League. 23 vjeçari i Basel ka dhënë një konferencë virtuale për shtyp në profilin zyrtar të kompeticionit madhor për klubet në Facebook ku iu është përgjigjur pyetjeve nga më të ndryshmet nga fansat e tij.

Ndër cilësitë e një futbollisti të epokës moderne Xhaka vlerëson nivelin e lartë fizik, ndërsa për sa i përket idhujve të tij, rrëfen se ata janë Zinedine Zidane dhe Cafu.

Për sa i përket futbollistëve më të mirë në aktivitet Taulant Xhaka vlerëson si më të mirin për momentin Cristiano Ronaldon. Natyrisht që për Taulant Xhakën nuk mund të mungonin edhe pyetjet në shqip, me 23 vjeçarin që shpjegon se momentet më të mira të karrierës për të në nivel klubesh janë sukseset ndaj Chelsea dhe Liverpoolit në Champions League nërsa zbulon edhe ëndrrën e tij për të luajtur në një skuadër me vëllain e tij Granit Xhaka.

Në raundin e 1/8 të Champions League Bazeli do të përballet me Porton, një sfidë e shumëpritur kjo për Taulentin ku është pregatitur për tu përballur veçanërisht me dy kundërshtarë të nivelit të lartë siç janë Jackson Martinez dhe Yacine Brahimi. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2015, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori