Të ishte edhe Jozefina kaq tifoze?! (FOTO LAJM)

Të gjithë shqiptarët kanë qënë dje me sy e veshë nga ndeshja Shqipëri-Norvegji. Shpresa për një fitore, e cila do të na i rriste shumë shanset për një kualifikim të mundshëm në Botërorin "Brazil 2014", tërhoqi vëmëndjen e të gjithë bashkëkombasve tanë në të gjithë Europën dhe Botën.

Por pas nuk ngelën as politikanët shqiptarë. Edhe pse në kulmin e fushatës elektorale pjesa më e madhe e politikës ishte e fokusuar te takimi i mbrëmshëm.

Presidenti Nishani dhe Kryeministri Berisha ishin në stadium, mes shumë persoanliteteve të tejra, ndërsa kreu i Opozitës Edi Rama e ndoqi ndeshjen nga një bar i kryeqytetit së bashku me bashkëpunëtorë dhe simpatizantë të tij.

Por ajo që bie më shumë në sy nga politikanët është Jozefina Topalli. Kryeparlamentarja e ndoqi ndeshjen në një prej shesheve kryesore të Shkodrës nëpërmjet një video-projektori së bashku me mijëra qytetarë të tjerë. Momenti i shënimit të golit nga ana e Valdet Ramës ngriti në këmbë jo vetëm Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë por edhe Topallin, e cila më parë nuk ishte shumë e njohur si një fanse e madhe e futbollit.

Por kur bëhet fjala për Kombëtaren, edhe ata që nuk janë tifozë shndërrohen në tifozët më të flaktë. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2013, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori