Tërmeti tronditi Shqipërinë, por një lajm i rëndë vjen nga Shkodra, boksieri i njohur humb jetën
Ndërkohë që e gjithë Shqipëria është tronditur nga tërmeti i fuqishëm, një boksier mjaft i njohur ka gjetur vdekjen e në qytetin e Shkodrës.

Boksieri bullgar Isus Velchkov ka rënë pa ndjenja në ring, teksa zhvillohej raundi i pestë i ndeshjes mes tij dhe durrsakut Ardit Murja. Bullgari ka gjetur vdekjen në spital, mbrëmjen e sotme.

I gjithë episodi tragjik ndodhi në sy të kamerave dhe spektatorëve teksa ndiqnin me emocion "Shkodra Boxing Night" në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Ndeshjet janë ndërprerë për shkak te këtij incidenti të rëndë.
Shtuar më 21/09/2019, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori