Thomas Strakosha: Babai im u gëzua më shumë se un, pasi un e dëgjova atë
Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, rikthehet duke folur për emocionet që i dhuroi pritja e penalltisë së Dybalas, duke thënë se as ai vetë nuk u gëzua aq shumë sa babai i tij. Në një intervistë të dhënë për “Zona Gol” në “Supersport”, Strakosha tha se ishte hera e parë që dëgjoi këshillat e të atit.

-Keni gëzuar shumë pas pritjes së penalltisë së Dibalës, kaq i veçantë ishte ky moment?

Strakosha: Nuk mund t’i shpjegoj emocionet që kisha pas asaj ndeshjeje. Të presësh penallti në sekondat e fundit është diçka fantastike, aq më tepër që morëm edhe fitoren me përmbysje.

-Kush të uroi i pari pas ndeshjes?

Strakosha: Urimet e para i mora direkt nga familja. Aq sa ka bërtitur babai, nuk kam gëzuar as vetë.

-Është e vërtetë që Foto të ka këshilluar për pritjen e penalltisë?

Strakosha: Babi më ka këshilluar gjithmonë por nuk e kam dëgjuar. Një herë që e dëgjova, më shkoi mirë, sepse i prita penalltinë Dibalës dhe i dhashë fitoren ekipit.

-Sa larg mund të shkojë Lacio këtë vit?

Strakosha: Kemi një grup shumë të mirë dhe besoj se mund të bëjmë gjëra të mëdha. Edhe në aspektin personal, pres që të rritem akoma më shumë.

-Një ish portier i Juventusit, i ka këshilluar bardhezinjve emrin tuaj si pasardhës i Bufon. Do të të pëlqente një transferim te bardhezinjtë?

Strakosha: Nuk di gjë për interesimin e Juventusit, por jam shumë i lumtur te Lacio. Kam besimin e trajnerit, të drejtorit dhe gjithë klubit dhe dua të qëndroj gjatë këtu. /albeu.com/

Shtuar më 16/10/2017, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori