Thomas Strakosha tregon si i lindi pasioni pë t'u bërë portier
Pëlqej
Thomas Strakosha nuk është më një risi për Lazion dhe futbollin italian, por pjekuria që ai po tregon si brenda ashtu edhe jashtë fushës së blertë është një detaj që bën diferencën për portierin shqiptar.

Tifozët e konsiderojnë një pikë të palëvizshme në skuadrën e tyre edhe për shumë vite të tjera, ndërsa vetë Strakosha është përfshirë tërësisht në projektin bardhekaltër. Gjatë një mbrëmjeje bamirësie në kryeqytetin italian ku morën pjesë edhe disa lojtarë të tjerë të skuadrës, Strakosha u ndal në mikrofonin e Mediaset ku fillimisht foli për ecurinë fantastike të këtij sezoni.

“Kemi treguar se jemi një skuadër e fortë por do të jetë një sezon shumë i vështirë sepse skuadrat janë përforcuar. Ne nuk duhet të ndalemi këtu dhe tashmë mendojmë vetëm për Sampdorian”, thekson numri 1 i Lazios. Në vijim, ai ndalet edhe tek hapat e parë të karrierës dhe marrëdhënia e tij me të atin, Foto Strakosha. “Duke e parë të luante më emociononte shumë. Vishja përherë fanellën dhe dorashkat e tij dhe në ato momente lindi pasioni”, shton Strakosha.

Radu përjetë te Lazio, shikohet edhe si drejtues
Luhet Napoli-Juve, por historia ndryshon, tani të kaltrit krenohen me mbrojtjen. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2017, ora 12:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori