Tifozat Kuq e Zi: Shqiptarë të Zvicrës, bojkotoni ndeshjen!
Bëhet edhe më e nxehtë atmosfera në prag të takimit eliminator të Botërorit mes kombëtares shqiptare dhe asaj zviceriane, që luhet të Premten në Qemal Stafa. Grupimi më i madh i tifozëve shqiptarë, ai i tifozëve Kuqezi u është drejtuar lojtarëve shqiptarë të kombëtares helvete përmes një letre, konkretisht Shaqirit, Xhakës, Behramit, Xhemajlit, Mehmedit dhe Kasamit, që të bojkotojnë këtë takim për të respektuar vendin e origjinës dhe për t’i shpëtuar paragjykimit.


Sipas tifozëve kuqezinj, këta lojtarë do të quheshin tradhtarë nëse nuk japin maksimumin në fushë, por të tillë do të quheshin edhe nga bashkëkombasit e tyre, nëse ndëshkojnë kombëtaren shqiptare me gol. /albeu.com/

Ja se çfarë shkruajnë tifozët kuqezinj:

"Letër e hapur lojtarëve me origjinë shqiptare që luajnë për Zvicrën në prag të ndeshjes së parafundit eliminatore , Shqipëri – Zvicër që luhet me 11 tetor 2013 në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë. Grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares Shqiptare i’u drejtohet futbollistëve me origjinë shqiptare që luajnë në përfaqësuesen helvete.

Futbollistëve: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemajli, Admir Mehmedi dhe Pajtim Kasami.

Jo rrallëherë për t’iu kundërvënë kritikave të shumta pse ju keni zgjedhur për të përfaqësuar një vend tjetër e jo vendin e origjinës, ju i jeni përgjigjur se e doni shumë Shqipërinë, se ndiheni shqiptarë, ashtu sikurse ndihen shumë familje shqiptare që emigruan për një mirëqënie më të mirë në vende të tjera.

Meqenëse keni rrënjë shqiptare dhe nuk ndiheni rehat të luani kundër Kombit të rrënjëve tuaja (ashtu siç edhe deklaroni nëpër media ), ju kërkojmë që të mos luani në ndeshjen kundër Shqipërisë në Tiranë.

Mendojmë se në këtë mënyrë do të jeni korrekt edhe me ngjyrat që prezantoni, pasi ata do t'ju kuptojnë. Nëse veproni ndryshe dhe nuk jeni në ditën e juaj më të mirë, atëherë ata (zviceranët) do t'ju quajnë “tradhtarë”.

Mirëpo, nëse eventualisht shënoni gol, atëherë bashkëkombasit tuaj (ne), të anës tjetër do t'ju quajmë po me të njëjtin emër. Besojmë shumë se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për të gjitha palët.

Ju kujtojmë se në një rast të tillë ish-lojtari i kombëtares polake të basketbollit, Dardan Berisha, nuk u paraqit fare në ndeshjet eliminatore që Polonia zhvilloi kundër Shqipërisë, sepse sipas tij, nuk mund të luante kundër vendit të tij.

Tifozat Kuq e ZiO sa mirë me qenë shqiptar!".
Shtuar më 08/10/2013, ora 20:22
llaskarca
e Martë 8 Tetor 2013, Ora 20:50
Shterngojeni PRAPANICÃ
rexhepi
e Martë 8 Tetor 2013, Ora 21:48
a pom tregoni ju ne shiptart sportist ose jo sportist tae kishit shancen me lujt per zvicer apo ne diaspor e te ju japin shancin perspektiven milionat a thu a kishit lujt kunder shtetit ju i sigurt jam qe po se edhe Diaspora mund te Jet agresive dhe te thot shiptarve sportistve ani pra shkoni luni ne shipni ne shiptari a jan ne gjendje shiptart te ju japin miljonat apo jo po bura shiptar jo qe kann dasht qeta djalosha qe pi permendi me lujt per shiptarin po armand duka ju ka kerku edhe pare jo me i shperbly po du me u shpreh qe gjith trojet shiptare jan vetem per vllaun e vet popullaten e vet me koruptu asgje tjeter
migjen
e Martë 8 Tetor 2013, Ora 23:22
Rexhep eshte me mire me e mbyll ate goje te qelbur para se te flasesh o idiot se parate duhen por cfar I pengon ata qe te luajn per vendin e tyre parat kush eshte si ata I fitojne me ekipet ku ata luajn si me Bajern Napolin Borusian e tj po jane qelbesir e asgje tjeter po ata nga kenia Somalia Kameruni etj shtete afrikane qe nuk pranojne per te luajtur per shtete te tjera por luajne per shtetet e tyre apo ata jane te zinje e nuk jane qelbesira si ne SHQIPTARET .
Albani
e Mërkurë 9 Tetor 2013, Ora 03:21
O Migjen, sporti nuk e ben tradhtar njeriunt, por e ben azilkerkuesit tradhetart te vendit duke nenqmuar vendin e tyre vetem per te fituar te drejtat e atij vendi, a thua shqiperia dhe kosova momentalisht jane ne lufte m dikend qe kerkojn azil, mos thuaj ekonomia po e ben kete por thuj tradhtar jemi cdo her mesin tone
alboni
e Mërkurë 9 Tetor 2013, Ora 11:33
Shqiptaret duhet te festojne ma shume, shqiptar gjithandej ,shpresojme te jete nji loje qe do na kenaq dhe le te fitoj ma i miri.ndersa keta TKZ pervec ofendimeve nuk din gje tjeter, se desh harova ne kohe te fundit na hiqen edhe si politikan .:)) per te qesh a??
ju lumte
e Mërkurë 9 Tetor 2013, Ora 11:38
ata jan legjenda edhe kan me mbete , ju lumte qe e bete te mundur te permendet kosova shqiperija e shqipetaret per mire ,sepse jemi mesuar gjithmon ne faqe te zeza mu publiku lajmet per shqiptaret , jo droga , jo hajnija , prandaj veq perpara e gjithe kosova ju perkrah , e per ata te shqiperise ata kan drejt mu ndje te tradhtuar sepse lojtaret shqiptar shkojn luajn per greket , e besa edhe emrin e ndrrojn , veq perpara gjithe kosova ne mbeshtetje te juaj , ju jeni krenarija e kosovareve , mos te ju han bolja qka thojne deshtaket .
naser
e Mërkurë 9 Tetor 2013, Ora 20:24
te jemi te lumtur qe me talentin e tyre djemve shqipètari po permnednet ne zcierr dhe ne bote ata jane me patriotat e kombit djemt me te mire te kombit dhe dote jen me te meiret e kombit po luan shqipèria me shqipètaret a ka me mir se kjo e per te fituar kush luan me mir e meriton fitoren shrengone ju qe jeni te paguar ne shqipèri dhe luani ketu eshte sport dhe jo lufte kur te ket lufte ateher ndryshojn punet duheet te ket patriotizam duhet ta faleminderojme ket staf te zvicrres qe sjane racista por jane sportitsta qe naj mundesun qe 6 shqipètare te luajne per ekipin e zvicrres se po te ishin do racista sdote mundeshinte luajnin kurre shqipètaret ne kete ekip per ate te jemi te knaqur dhe te jemi per me te miret e jo te bojkotojne lojen por te tregohen me te miret se ndi anet jane shqipètare keshtu e perkrahim me te mirin do kisha deshir qe shqipèria te ishte ne botrorin por me merita e jo me bojkot oh sa mir te jesh shqipètare keshtu je gjithkun e ata qe mbahen patriota dhe shajn keta djem ata sjan kombetar por jan idiota dhe njerez te pa dalun njerez te bllokuar ne tru dhe skan mend por sdin se si te behen patriot me pun sja qet e me fjal te kota
naser
e Mërkurë 9 Tetor 2013, Ora 20:40
te jemi te lumtur qe me talentin e tyre djemve shqipÃ
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori