TKZ bën thirrje: Të mbështesim Kombëtaren
Pëlqej
Grupimi i "Tifozëve kuqezi" u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve dhe veçanërisht sportdashësve shqiptarë që të mbështesin pa rezerva Kombëtaren për kualifikimet e Europianit 2016.

"Tifozët Kuq e Zi do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në përkrahje të fanellës së kuqe me shkabë dhe do të jenë ata që edhe në transfertat të ngrenë emrin e shqiptarit dhe Shqipërisë lart e më lart. Ndeshja e parë eliminatore për këtë vit është ajo e 7 shtatorit kundër Portugalisë në Aveiro. Kjo është edhe ndeshja e vetme e Kombëtares tonë, për muajin shtator. Në muajin tetor, në stadiumin e rinovuar të Elbasanit do të luajmë në shtëpi përballë Danimarkës dhe vetëm katër ditë më pas do të udhëtojmë drejt Beogradit për sfidën me Serbinë. Andaj, sot Shqipëria më tepër se kurrë ka nevojë për ty shqiptar, sot asaj i duhet përkrahje maksimale drejt një rrugëtimi historik, drejt një ëndrre të brezave të tërë", thuhet në deklaratën e grupimin më të madh të tifozëve shqiptarë. /albeu.com/


Shtuar më 30/08/2014, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori