Trajneri i Serbisë "ndez" sfidën: Shqipëria, e fundit në grup
Pëlqej
Trajneri i kombëtares serbe të futbollit, Dick Advocaat i hedh "benzinë" zjarrit. Në një deklaratë para nisjes së ndeshjeve eleminatore për Kampionatin Europian "France 2016" tekniku holandez është shprehur se nuk e llogarit Shqipërinë me ekipeve pretendente për të synuar finalet e kompeticionit në fjalë.

"Hierarkia në grup është e qartë. Kryeson Portugalia, jemi ne dhe më pas Danimarka me Armeninë. Për mua Shqipëria e fundit", është shprehur tekniku holandez.

Deklarata e trajnerit të Kombëtares serbe pritet ta ndezë më shumë rivalitetin e ndeshjes që i tejkalon kufijtë e futbollit.

Kombëtarja kuqezi ndeshjen e parë Eleminatore e luan përballë Portugalisë, e programuar për tu zhvilluar më datë 7 shtator në Aveiro, ndërsa ndeshja kundër Serbisë do të luhet më datë më 14 tetor. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 16:00
Alfred Haxhiaj
e Martë 9 Shtator 2014, Ora 14:48
Ju ndoshta nuk e dini, por do te ishte me keq sikur te kishim ne kufi Hollanden sesa Serbine. Hollandezet jane me racista dhe me fashista se serbet. Ky legeni hollandez Advokat eshte trajneri me i deshtuar hollandez dhe Serbia ka per te qene e fundit e grupit. Edhe per kete maskara tifozet serbe kane per te nxjerre flamujt e bardhe te kapitullimit. Forca djelmosha shqiptare! Ecni perpara pa frike! Franca po ju pret! Shqiponja jane ka per te fluturuar e lire mbi qiellin francez. Rrofte Kombi Shqiptar! Te gjithe lojtaret shqiptar kudo ku ndodhen dhe luajne duhet ti bashkohen ekipit shqiptar per te mundur edhe Serbine.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori