Trajneri i Turqisë i trembet Shqipërisë: Kanë lojtarë të mirë që luajnë në Seria A
Trajneri i përfaqësueses turke, Senol Gunes, ka deklaruar se Shqipëria është një kundërshtar shumë i rrezikshëm.

Turqia do të ndeshjet me Shqipërinë dhe me Francën në kuadër të eliminatoreve të "EURO 2020".

"Të dy ndeshjet janë të rëndësishme. Kemi luajtur 6 ndeshje e mbeten edhe 4. Sa më pak zvogëlohet numri i ndeshjeve, aq më shumë rritet rëndësia e tyre. Do luajmë me Francën, një nga favoritet e grupit. Por më parë do të luajmë me Shqipërinë dhe mund të them se është ndeshja jonë më e rëndësishme. Nëse e fitojmë këtë ndeshje, atëherë do të luajmë finalen me Francën.

Mos dashtë Zoti të gabojmë, do të rivlerësojmë situatën për dy ndeshjet e fundit. Por nëse mundim Shqipërinë dhe Islandën, shkojmë direkt në Europian.

Me Francën është e rëndësishme, por edhe kjo me Shqipërinë është shumë. Pasi mundën Islandën, ata do të hyjnë në fushën e lojës me qëllimin për të na mundur", tha Gunes.

"Shqipëria është një skuadër me lojtarë të mirë dhe shumë prej tyre luajnë në kampionatin italian. Trajneri i tyre është i njohur në Itali, është me eksperiencë. Ata kalojnë nga 3-5-2 në 5-3-2. Janë një ekip rezistent dhe luftarak, një skuadër që luan kompakte edhe në fazën ofensive. Nëse keni një mendim negativ për Shqipërinë, duhet ta harroni. Ne duhet të jemi një ekip agresiv duke vrapuar po aq shumë sa ata.

Shqipëria luan me krahët në 3-5-2 dhe hapet e mbyllet në bllok. Ata mundohen të luajnë topin, nuk luajnë 100% në mbrojtje si Moldavia apo Andorra. Kthehen në mënyrë të suksesshme nga mbrojtja në 3 tek ajo me 5. Duhet të jemi të mirë në fazën ofensive dhe mbrojtëse. Skuadra kundërshtare ka dobësi dhe ne duhet t’i shfrytëzojmë ato", deklaroi Gunes.
Shtuar më 07/10/2019, ora 19:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori