Udhëtim sfilitës, Kombëtarja nis sot stërvitjen në Spanjë
Pëlqej
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur dje rreth orës 18:00 të pasdites në qytetin e La Corunas në Spanjë. Ka qenë një udhëtim i lodhshëm për kuqezinjtë, të cilët janë nisur nga aeroporti "Nënë Tereza" që në 06:00 të mëngjesit të së hënës me destinacion Milanon në Itali dhe më pas Madridit në Spanjë. Nga kryeqyteti spanjoll më pas është udhëtuar me një tjetër avion deri në La Coruna, për t’u akomoduar në hotel "Atika".

Hoteli ndodhet në hyrje të qytetit të njohur spanjoll, për shkak të ekipit të Deportivo La Coruna, dhe është afër qendrës stërvitore ku skuadra do të zhvillojë stërvitje deri më 6 shtator.

Sot do të kryhet edhe seanca e parë nën drejtimin e teknikut italian Gianni De Biasi, ndërkohë që dje deri në mbrëmje kishin mbërritur të gjithë lojtarët e grumbulluar për ndeshjen me Portugalinë.

Sipas "Panorama Sport", nesër ose pasnesër skuadra mund të zhvillojë një ndeshje miqësore me një prej skuadrave të Ligës së Tretë vendëse. Gjithsesi, kjo ende nuk është konfirmuar nga stafi i kombëtares kuqezi. /albeu.com/



Shtuar më 02/09/2014, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori