E FUNDIT/ Fituan 3.7 milion euro nga kreditë, arrestohen 7 persona në Tiranë
Udinese rinis sulmin për Armando Vajushin
Pas Andi Lilës, një tjetër futbollist shqiptar mund të bëhet pjesë e Serie A gjatë merkatos së janarit. Sipas mediave italiane, Udinese po këmbëgul për Armando Vajushin, kartoni i të cilit zotërohet nga bullgarët e Litex Lovech. Friulanët pritet të bëjnë ndryshime të rëndësishme në skuadër, teksa përvec Niang të Milanit dhe Bergessios së Sampdorias kërkojnë edhe shërbimet e 23-vjeçarit shqiptar.

Kontrata e Vajushit me Litex skadon në verë të këtij viti, ndaj shanset që skuadra bullgare të shesë që në janar për të mos e humbur në verë më parametër zero janë të mëdha. Udinese synon të përfitojë nga situata, duke i bërë një ofertë konkrete Litexit, që nuk do të ngurronte për të thënë "po" nëse shuma që ofron skuadra italiane është e duhura.

Armando Vajushi është transferuar te Litex Lovech nga Vllaznia në janar të 2012, ku ka shënuar 22 gola në 86 ndeshje të kampionatit bullgar, ndërsa me kombëtaren kuqezi është aktivizuar në 6 sfida miqësore. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori