UEFA inspekton punimet në "Ruzhdi Bizhuta"
Pëlqej
Rikonstruksioni i plotë, i stadiumit "Ruzhdi Bizhuta" në Elbasan, njëkohësisht investimi më i madh për infrastrukturën futbollistike në Shqipëri ka qenë në vëmendjen edhe të organizmit më të rëndësishëm të futbollit europian UEFA. Një delegacion ekspertësh ka mbërritur dje në Shqipëri, me qëllim inspektimin e punimeve në stadiumin e Elbasanit dhe për tu njohur nga afër me ecurinë e tyre.

Ata janë shoqëruar nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Arben Dervishaj i cili mbulon edhe Komisionin e Investimeve. Ekspertët janë njohur me projektin dhe kanë kontaktuar me drejtuesit e kompanisë që po e zbaton atë në terren. Delegacioni i qeverisë europiane të futbollit është interesuar për shumë detaje, të cilat konsiderohen të rëndësishme që ky impiant të plotësojë të gjitha parametrat e zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare sipas manualeve të UEFA-s.

Ata kanë qenë mjaft të vëmendshëm edhe për ecurinë e grafikut të punimeve, duke theksuar se është shumë e rëndësishme që në fundin e muajit shtator, impianti të jetë gati për të pritur ndeshjet eliminatore të Kampionatit Europian "Francë 2016". /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2014, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori