UEFA: Portugali-Shqipëri, ngjarja më shokuese e 2014-ës (VIDEO)
Fitorja e Shqipërisë kundër Portugalisë në kuadër të Eleminatoreve për Kampionatin Europian "France 2016" është përzgjedhur nga UEFA si njëra nga pesë ndeshjet më të shokuese të vitit që lamë pas.

Kombëtarja kuqezi ishte kryetitull i gazetave sportive kur në muajin shtator mposhti portugezët me rezultat 1 me 0 me golin e sulmuesit Bekim Balaj.

Në top-pesëshe hyjnë edhe ndeshjet Sllovaki-Spanjë 2:1, Poloni-Gjermani 2:0.

Në vendin e katërt është Islandë-Holandë 2:0, ndërsa në vendin e pestë Ishujt Faroe-Greqi 0:1. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2015, ora 14:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori