Uellsi e Irlanda e Veriut, kundërshtarët e Shqipërisë për vazon 4
Kombëtarja Shqiptare aktualisht ka dy kundërshtarë për vazon e katërt për Kampionatin Europian "Euro 2016" dhe ata janë Uellsi dhe Irlanda e Veriut. Të dyja Kombëtaret britanike, së bashku me Shqipërinë, janë në kufinjtë për të qenë në vazon 4 ose 5 të këtyre Eliminatoreve dhe dy ndeshjet e fundit do të vendosin se cilat prej këtyre dy përfaqësueseve do të ngjiten në një vazo dhe cilat do të qëndrojnë në vazon e parafundit të eliminatoreve për Europianin e Francës, shkruan "Asport".

Kujtojmë që "Francë 2016" është Europiani i parë që do të jetë me 24 ekipe. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2013, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori