Utrecht i thotë "Jo" Valdet Ramës
Pëlqej
Mbetet ende e papërcaktuar e ardhmja e Valdet Ramës. Agjenti i futbollistit të kombëtares shqiptare ishte në bisedime me drejtuesit e skuadrës holandeze të Utrecht, të cilët kanë vendosur të mos mbështeten në aftësitë e lojtarit duke deklaruar se ai nuk është i nevojshëm për skuadrën e tyre.

Lajmi konfirmohet edhe nga portali vendas "elfvortball.nl" ku cilësohet se "Utrecht e konsideron futbollistin të panevojshëm".

Kujtojmë se për ish futbollistin e Valladolid interesohet skuadra turke e Besiktas, por për momentin nuk ka ende asgjë konkrete. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori