Valdet Rama pëlqehet në Serie A
Pëlqej
Mund të jetë në Itali e ardhmja e Valdet Ramës. Siç bënë të ditur "Tuttomercatoweb.com", mesfushori, i cili sezonin e fundit u aktivizua me Valladolid në Spanjë, i është propozuar disa skuadrave italiane.

Lojtari i kombëtares shqiptare pëlqehet nga Genoa, por edhe Atalanta apo Sassuolo kanë shfaqur interes për 26-vjeçarin.

Rama, me pasaportë gjermane, më parë ka luajtur dhe për Wolfsburg, Ingolstadt, Hannover e Orebro. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori