Valdet Rama te Munchen 1860
Pëlqej
Merr zgjidhje më në fund e ardhmja e Valdet Ramës. Futbollisti i kombëtares shqiptare, të cilit i përfundoi kontrata me Real Valladolid, do të rikthehet të luajë në Gjermani. Sipas mediave italiane, futbollisti 28-vjeçar këtë të enjte do të firmosë me ekipin e Bundesliga II, Munich 1860.

Ditët e fundit ishte diskutuar shumë për të ardhmen e lojtarit me origjinë nga Mitrovica, pasi nuk po gjente ende një skuadër, madje orët e fundit ishte mësuar se holandezët e Utrecht e kishin refuzuar.


Gjithsesi lojtari ka gjetur një skuadër duke u rikthyer në Gjermani, aty ku më parë ka mbajtur veshur fanellën e Hannover 96.

do të firmosë një kontratë dy vjeçare me klubin e Bundesliga II, ndërsa për të kishin shfaqur interes dhe disa skuadra italiane si Chievo, Genoa apo Atalanta, të paktën sipas asaj që raportojnë mediat italiane por Rama në fund vendosi të rikthehet në një ambjent që e njeh mirë, si ai i futbollit gjerman. /albeu.com/

Shtuar më 27/08/2014, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori