Vazhdojnë vlerësimet për Taren, këtë herë nga SportItalia
Në sondazhin e kanalit SportItalia, Igli Tare është zgjedhur nga Juria e Sportitaliamercato, ashtu edhe nga tifozët, si Drejtori Sportiv më i Mirë i vitit në Itali.

Tejet interesant është fakti se bëhet fjalë për një votim ku ka qenë vendimtare jo vetëm preferencat e tifozëve të Lazios, por mbështetës nga të gjitha klubet italiane kanë zgjedhur Taren, që ka lënë pas me diferencë të madhe ndjekësit në anketën në fjalë.

Sezoni i bukur i Lazios është padyshim edhe fryt i zgjedhjeve të ish sulmuesit të Kombëtares Shqiptare, me Igli Taren që prej vitesh po zhvillon një punë të shkëlqyer të bardhekaltërit me blerje të goditura, vlerësim lojtarësh që rrisin disafish çmimin e tyre duke mundësuar krijimin e një skuadre kompetitive e njëkohësisht, krijuar plusvalenca të konsiderueshme për arkat e klubit bardhekaltër./albeu.com/
Shtuar më 31/01/2018, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori